E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, digjet qëllimisht godina e komunës së Shalës

Mësohet se godinës i është vënë flaka qëllimisht, teksa janë djegur të gjitha dokumentet që ndodheshin brenda saj.

Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet. Deri më tani autorët e ngjarjes janë të paidentifikuar. Mbërritja e zjarrfikësve ka qenë e kota, pasi ndërtesa është shkrumbuar.

Policia bëri të ditur se nga ngjarja ka pasur dëme të konsiderueshme. Në këtë komunë ka pasur konflikte midis kandidatëve për kreun e saj, ndërsa zgjedhjet u mbyllën pak ditë më parë, gati tre muaj që kurse përfunduan zgjedhjet lokale të 8 majit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-12 09:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›