E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisi sot në Tiranë procesi i shpërndarjes së kartave të identitetit

Ka nisur sot shpërndarja e kartave të identitetit në Tiranë. Proceri i shpërndarjes ka nisur në njësitë bashkiake numër 3, 5 dhe 7. Pas 100 aplikimeve të bëra në kryqytet nga dita e sotme të gjithë qytetarët mund të kërkojnë pajisjen me letërnjoftime.Ndërkohë në Durrës, Shkodër, Elbasan, Lezhë, Korçë, Kamëz dhe në Lushnje procesi po shkon nomralisht.Pas inagurimit të kartës së parë në kompaninë Sagem nga ana e kryeministrit, duket se ky proces po merr udhë pa krijuar më vështirësi radhash apo pritje të gjata për marrjen e letërnjoftimit.Ndërkohë para dy javësh Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, njoftoi se për herë ta parë Shqipëria do të ketë një regjistër kombëtar pa dublikata emrash. Kështu pastrimi i regjistrit nga dublikatat dhe pajisja në kohë e qytareve me letërnjoftimet, është hapi më i sigurtë për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme në 28 qershor.Ky dokument i cilësisë së lartë është kërkesë e bërë nga Bashkimi Europin për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në vende të ndryshme të botës. Bazuar në skemën e procesit të pajisjes me letërnjoftime, 356 zyra do t'i atashohen zyrave të Gjendjes Civile në të gjithë vendin, të cilave do t'u vijnë në ndihmë qytetarëve për të plotësuar formularët për pajisjen me dokumentet e identifikimit, duke marrë për bazë të dhënat nga regjistri elektronik themeltar i shtetasve shqiptarë, që është në përfundim e sipër. Çdo qytetar do të plotësojë një formular për pajisjen me letërnjoftim dhe pasaportë, do të depozitojë në sistem shenjat e gishtave dhe njëkohësisht fotografinë biometrike.Të gjitha këto të dhëna do të transferohen on-line, nga zyrat përkatëse pranë qendrës së personalizimit të të dhënave që është në Tiranë. Sistemi është i aftë që brenda 8- 10 sekonda të bëjë përpunimin e të dhënave të çdo qytetari, të verifikojë dhe konfirmojë këto të dhëna. Në rast se të dhënat janë të rregullta, ato i kalojnë automatikisht sektorit të prodhimit të letërnjoftimit dhe të pasaportës biometrike, prodhim i cili nuk zgjat më shumë se dy ose tre ditë sipas sistemit. Më pas kjo pasaportë i shkon qytetarëve. Pasaportat biometrike do të jenë të pajisura me të gjithë elementët e sigurisë. Ato do të jenë të integruara me të gjitha sistemet e verifikimit të dokumenteve të identitetit të të gjitha vendeve të Bashkimit EuropianKarta e identitetit do të jepet nga mosha 16 vjeç e sipër dhe me afat përdorimi për 10 vjet. Pasaportat biometrike do të kenë ngjyrën e pasaportave të Bashkimit Evropian dhe do të zëvendësojnë pasaportat e kuqe të deritanishme. Ndërsa kartat e identitetit, përveçse që mund të përdoren si dokument identifikimi në zgjedhje, do të zëvendësojnë çertifikatat personale te deritanishme dhe do të eliminojnë radhët e gjata të qytetarëve në zyrat e gjendjes civile.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›