E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Mediu, takim me Fazlliç në “Rogner”

Nga Tema

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u takua dje në hotel “Rogner” me sekserin serbo-boshnjak të familjes së kryeministrit, Damir Fazlliç. Fazlliç dhe Mediu u takuan rreth orës 11.30 minuta. Në shoqërinë e tyre ishte dhe Ilirian Celibashi, studioja e të cilit ka marrë përsipër mbrojtjen ligjore të zotit Mediu. Takimi zgjati rreth 20 minuta. Reporteri i gazetës “TemA” e përshkroi bisedën si jo të rastësishme. Nuk ka detaje mbi bisedën, por bashkëbiseduesit ngjanin të preokupuar. Damir Fazlliç është ndaluar për herë të fundit në Bosnjë në prani të një biznesmeni, i cili është akuzuar për trafik armësh. Djali i ish-parlamentarit Spahiç, të Bosnjë-Hercegovinës, i cili ka qenë kyçi i trafikut të armëve me botën arabe, rezultoi të jetë një mik i zotit Fazlliç. Viti 2007, i cili rezulton të ketë qenë viti i suksesshëm në biznese i Fazlliçit dhe Mediut, duket se bashkon në nëntokën e tyre dhe lidhjet me trafikun e armëve nga Bosnja. Henry Tomey, biznesmeni misterioz zviceran, i cili ishte sekseri i shitjes së fishekëve nga Rinasi për në Afganistan, rezulton me kompani të regjistruar në Qipro dhe me zyra në Bosnjë-Hercegovinë. Ka pas dyshime të besueshme po ashtu se Fazlliç mund të ketë shërbyer si ndërmjetës për të rregulluar raportet e Mediut me Tomey-n, pas njëfarë acarimi që ato kishin pësuar në vitin 2006 mes Pinarit dhe Henry Tomey-t.

Takimi i tyre dje në “Rogner” natyrisht nuk ishte i shkurtër, por të dy personat janë gjendur në të njëjtën kohë në biznese që lidhin shumë miq të tyre me njëri- tjetrin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›