E Diel, 1 Nëntor 2026

Prefekti i Tiranës kthen p/buxhetin e Bashkisë

Të gjithë janë kundër Edi Ramës. Më i fundit në këtë listë sot ka qenë prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keci, i cili nuk e ka hedhur firmën e tij për të miratuar p/buxhetin e bashkisë së kryeqytetit, votimi për të cilin u kontesua nga të gjithë. Prefekti ka bërë të ditur se buxheti i ardhur në tavolinën e tij nuk mund të firmoset për shkak se përmban përplasje në disa nene. Duke argumentuar mos hedhjen e firmës së tij për miratimin e këtij p/buxheti, ai parashtroi edhe një sërë arguemtash duke thënë se buxheti bie ndesh me disa nene të vecanta të ligjit për menaxhimin e sisitemit buxhetor në Shqipëri. Prefekti sqaron se një rezervë që ka shprehur për projekt buxhetin është dhe mënyra e votimit në Këshillin Bashkiak. Sipas Kecit, ligji përcakton detyrimisht rikthimin e buxhetit në Këshillin Bashkiak. Ky i fundit duhet ta rimarrë sërish në shqyrtim atë. 


Reagim


Menjëherë pas marrjes së një "lajmi" të tillë, ka reaguar Bashkia e Tiranës me atë të nënkryetarit Shalsi. Ai e ka cilësuar veprimin e prefektit si një vijimësi të logjikës poltike të atyre që nuka duan investime në Tiranë. Shalsi e ka konsideruar vendimin e prefektit të Tiranës, për të kthyer mbrapsh projekt/buxhetin e Bashkisë, si një akt politik. Pyetjes nëse do të rimblidhet Këshilli Bashkiak për të rrimarë në shqyrtim buxhetin, Shalsi u përgjigj se Bashkia po vlerëson gjithë veprimin e prefektit i cili sipas tij nuk ka të bëjë aspak me logjikën juridike. 


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›