E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia Demokratike reagon ndaj deklarimeve të Edvin 15 % për Jalën


Sot Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, “mister dosja” dhe “mister 15 %” për të zhurmuar farsën e fundit të tij dhe të kompanisë së tij Edil, nxorri në media zëdhënësen e tij që ndërron emrin e saj çdo 10 vjet, e cila në tre fjali, për të treguar edukatën dhe kulturën e saj, iu drejtua qeverisë me fjalën “turp” tre here, lidhur me faktin se Banka Botërore u shpreh qartësisht se qeveria shqiptare dhe anëtarët e saj nuk kanë asnjë lidhje me problematikën e panelit të inspektimit të Bankes Botërore dhe se ky panel ka konstatuar gabime të rënda në mena xhimin dhe drejtimin e projektit nga vet Banka Botërore.


Por pavarësisht nga këto qëndrime të qarta të Bankës Botërore,- thuhet më tej në deklaratë - Edi Rama, që përsonalisht nëse turpi do të kishte një fytyrë ajo do të ishte fytyra e tij ,është verbuar dhe tërbuar sepse qeveria shqiptare ia nxorri atij dhe Edilit të tij nga kthetrat mafioze Jalën e bukur dhe ia ktheu atë qytetarëve të vet . Partia Demokratike i deklaron Edi Ramës se ai mund të grabisë prona në çifligun e tij në Tiranë, mund të organizojë mitingje për të vajtuar Jalën që Edili i tij nuk e ka më , mund të lëshojë shashka mashtruese çdo javë në kuadër të politikës së tij të re, mund të përdorë për Edilin e tij hyrjen e Tiranës, por nuk do të mund kurrë të betonojë me mafian e tij bregdetin e bukur shqiptar.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›