Leb fiton ne Gjermani
Kampioni i botës nuk po di të ndalet as këtë vit. Sebastian Lëb, piloti i shkëlqyer francez, fitoi edhe garën relli të Gjermanisë, madje me diferencë të madhe me ndjekësit. Lëb la 2 minuta prapa finlandezin Jari-Mati Latvala dhe kjo ishte fitorja e shtatë e tij për këtë sezon.
Pas fitores së radhës, Lëb ka 199 pikë në renditje, plot 54 pikë më shumë sesa piloti që mban vendin e dytë, finlandezi tjetër Miko Hirvonen.
Gara në Gjermani nuk ishte aspak e lehtë, në rrugë të ngushta dhe të rrezikshme në zonën e vreshtave në Trir, por gjithsesi kampioni i botës ia doli të fitonte me komoditet me makinën e tij Sitroen.
Finlandezi Latvala me Fordin e tij mbeti 2 minuta prapa, ndërsa Hirvonen doli i treti 31.3 sekonda pas vendit të parë. Edhe Hirvonen ka makinë Sitroen si kampioni i botës.
Lëb është 8 herë radhazi kampion i botës, duke dominuar garat relli që nga viti 2004, ndërsa në 2003 doli i dyti. Ai ka fituar 74 relli gjithsej, duke dalë 109 herë në podiume dhe duke fituar plot 853 etapa, diçka e jashtëzakonshme.
Piloti 38-vjeçar, me origjinë gjermane dhe me një të kaluar si kampion i gjimnastikës, vazhdon të ruajë ritmet e larta megjithë moshën jo të vogël dhe nuk dihet se kush do të jetë në gjendje ta zbresë nga froni.