Nisin negociatat Slloveni-Kroaci
Sllovenia dhe Kroacia kanë nisur bisedimet për zhbllokimin e situatës, që mund t’i kushtojë Zagrebit anëtarësimin në NATO. Megjithatë, pas takimit të parë Kryeministri kroat dhe ai slloven thanë se nuk arritën përparim gjatë bisedimeve që zhvilluan sot rreth mosmarrëveshjeve kufitare, të cilat po pengojnë përpjekjet e Kroacisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kryeministri slloven, Borut Pohor dhe homologu i tij kroat, Ivo Sanader, u takuan në qytetin kufitar slloven të Mokricës dhe ranë dakord vetëm që bisedimet mbi këtë çështje duhet të vazhdojnë. Sllovenia dhe Kroacia kanë pasur mosmarrëveshje për kufijtë rreth Gjirit të Piranit, që nga koha kur të dy vendet shpallën pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1991.