E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavarësia, Presidenti gjerman uron Sejdiun

Prishtinë - Presidenti i Gjermanisë, Kohler uron Presidentin Sejdiu në përvjetorin e parë të Pavarësisë së Kosovës. Ai i ka dërguar një letër homologut të tij kosovar ku shpreh urimet e tij dhe të popullit gjerman për pavarësinë e parë të Kosovës.

Kohler, në letër ndër të tjera thekson se “Me rastin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ju shpreh Juve dhe bashkëqytetarëve Tuaj, edhe në emër të bashkëqytetarëve të mi, urimet më të përzemërta. Duke pasur parasysh afrimin e vendit Tuaj me strukturat euro-atlantike, ndërtimi i strukturave funksionale të sundimit të ligjit si dhe i një ekonomie, e cila orientohet drejt së ardhmes dhe do të ketë aftësi konkurruese, ka rëndësi të madhe. Gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, vendi Juaj – së bashku me komunitetin ndërkombëtar – ka bërë përpjekje gjithëpërfshirëse lidhur me zbatimin e reformave. Mund të jeni i sigurt se Gjermania do të vazhdojë t'ia japë Republikës së Kosovës përkrahjen e duhur”.

Nga Prsihtina për Start, Veton Rugova

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›