E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, OSBE-ja reagon për Avokatin e Popullit

Prishtinë - Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur keqardhje që Kuvendi i Kosovës edhe një herë dështoi në emërimin e avokatit të popullit. Shefi i këtij misioni në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer, ka thënë se Kosova ka nevojë për Avokatin e Popullit dhe se kjo gjë duhej të zgjidhej që në janarin e 2006-ës. Kuvendi i Kosovës duhet të fuqizojë këtë institucion të rëndësishëm dhe të pavarur", thuhet në komunikatën e OSBE-së. Gjatë seancës parlamentare ditën e djeshme, deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe pas tri raundeve të votimit nuk kanë arritur të zgjedhin Avokatin e Popullit. Të tre kandidatët, Hilmi Jashari, Diana Toska dhe Veton Vula, nuk kanë arritur të marrin pëlqimin e ligjvënësve kosovarë për të qenë avokat të popullit. Tashmë pritet që sërish të rihapet konkursi për avokat të popullit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›