E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin punimet për rehabilitimin e sheshit “Skëndërbej”

Pas një viti sheshi “Skënderbej” nuk do të ndjej vetëm gomat e fadromave që rrëmojnë në sipërfaqen e tij. Por shumë shpejt kryeqytetasit do të kenë mundësi ta përdorin zemrën e Tiranës edhe për makinat e tyre.

Bashkia e Tiranës ka nisur asfaltimin e akseve rrugore në sheshin “Skënderbej” të cilat brenda pak javësh do të jenë të lira. Çka do të thotë se makinat do të lëvizin pa asnjë kufizim në rrethrrotullimin më të rëndësishëm të Tiranës.

Sheshi do të rikthehet në gjendjen fillestare por me një ndryshim thelbësor pasi në hapësirat mes segmenteve rrugore do të ketë gjelbërim.

Punimet do të kryhen mbi projektin e lënë në trashëgim nga ish krybashkaku Rama por në ndryshim nga ai projekti i parë, ndërhyrjet në shesh do të kryehen edhe në faza të tjera në varësi të studimeve.

Drejtori i menaxhimeve të shërbimeve në Bashkinë e Tiranës tha se punimet do të vazhdojnë me intesitet për ti dhënë fund brenda pak javësh trafikut të ngjeshur në qendër të kryeqytetit.

Pra, do të duhet edhe pak ditë për qytetarët që kur të mendojnë kalimin në sheshin “Skënderbej” të mos përfshihen nga stresi i trafikut dhe të marrin frymë thellë në rrugën që shpërndanë makinat nga zemra e kryeqyteti drejt rrugëve dalëse të tij.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›