Vlorë, punonjësit enaftës në protestë përpushimin nga puna
VLORë- Punonjësit e ndërmarrjes së naftës në Vllahinë të Vlorës kanë protestuar kundër asaj që e konsiderojnë si reformë që do të përfshijë pushimin nga puna të atyre që konsiderohen specialistët më të mirë dhe punonjnë aty prej vitesh. Sipas punonjësve vendet e tyre të punës zëvendësohen nga militantë të cilët nuk kanë njohuri të mjaftueshme.
Të shqetësuar se pas pak kohësh do të mbeten të papunë punonjësit e ndërmarrjes së naftës në Vllahinë të Vlorës, kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat e tyre deri sa të zgjidhet cështja në favor të tyre. Ndërkohë që për të njëjtën arsye kanë protestuar dje edhe punonjësit e qendrës së prodhimit të naftës në Kucovë.
(m.a/News24/BalkanWeb)