E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin regjistrimet për Master dhe ciklin e dytë

Nisin sot regjistrimet për aplikantët që do të ndjekin programet e studimit të ciklit të dytë dhe Master të nivelit të parë. Institucionet shtetërore të Arsimit te Lartë do të organizojnë procesin e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve. 

TIRANE-  Regjistrimet do të përfundojnë pas 4 ditësh, konkretisht më 27 tetor dhe do të zhvillohen nga ora 08.00 deri në 18.00.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit aplikantët duhet të dorëzojnë dosjen individuale, me një fotokopje të noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve, të shoqëruar me listën origjinale të notave, çertifikatë personale me fotografi, 2 fotografi si dhe mandat-arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 2.500 lekësh.
Institucionet shtetërore të Arsimit te Lartë organizojnë procesin e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve në programet e studimit te ciklit të dyte dhe master i nivelit të parë, me kohë të plotë.
Procesi do të monitorohet nga administrata e Rektoratit dhe MASH dhe komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve fitues, do të përcaktojnë mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të studentëve të fituara për të gjithë ata kandidatë që vijnë nga programe studimi të ngjashme, të ciklit të parë.
Institucionet shtetërore të Arsimit te Lartë janë të detyruara të shpallin dhe të afishojnë listat e kandidatëve fitues në vende të dukshme, mjediset e njësive kryesore përkatese, brenda orës 16.00 të dates 28 tetor. Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues do të zhvillohet nga data 29 tetor deri me 31 tetor.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›