E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK, Ndoka: Duhen mekanizma për të shkarkuar Topallin

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka kërkoi sot në seancë gjetjen e mekanizmave që do conin në shkarkimin e Jozefina Topalli nga posti i kryetares së Parlamentit. Deklarata e Ndokës, kur Topalli nga foltorja e parlamentit bullgar përshëndeste Bullgarinë për ratifikimin e MSA-së 

TIRANE- Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i bëri thirrje deputetëve për të gjetur mekanizmat për të hequr nga posti i kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli.
Nga foltorja e Parlamentit në seancën e sotme demokristiani Nard Ndoka, lëshoi akuza të rënda ndaj kryetares së Parlamentit duke e akuzuar si fajtore për minimin e jetës parlamentare dhe për konfliktet institucionale të ndodhura ditët e fundit.
Po thuajse në të njëjtën orë, nga foltorja e Parlamenti bullgar, në Sofie, kryeparlamentarja Jozefina Topalli mbante një fjalim përshëndetës për ratifimin e protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga ky parlament.

“Jozefina Topalli ka përgjegjësinë e plotë të minimit të jetës parlamentare për konfliktet e hapura dhe të vazhdueshmne ndërmjet institucioneve; për dobësimin e rolit të Parlamentit në reformë, për dëshminin e disa komisioneve hetimore të Parlamentit dhe për kritikat e ndërkombëtarëve”- tha kreu i PDK-së Nard Ndoka.

“Të gjithë mbajnë mend pretendimin e Kryetares së Parlamentit për të mbajtur peng hetimet e Gërdecit, për heqjen e imunitetit të akuzuar për këtë cështje; për letrat urdhëruese antiligjore të dërguara Prokurores së Përgjithshme dhe dhunës verbale antiligjore kundër kryetarit të shtetit”- vazhdoi më tej kryetari i grupit parlamentar të PDK-së Nard Ndoka.

Ai shkoi më tej duke e cilësuar Topallin si “militante, që nuk ka lidhje me politikën dhe që cdo ditë e më shumë e sheh Parlamentin si një prej shumë pronave private që ka shtuar pas vitit 2005” Ndoka kërkoi ndihmën e deputetëve për të gjetur mekanizmat për largimin e saj nga posti i kryetares së parlamentit. “Kryetarja e Parlamentit ka humbur cdo të drejtë morale për përfaqësimin dhe drejtimin e Parlamentit. Duke ditur mirë se në ambicien e saj për pushtet nuk funksionin asnjë rregull demokratik, sic është dorëheqja, ftoj Parlamentin të gjejmë mekanizmat kushtetutes për dorëheqjen e saj sa më parë dhe kthimin e identitetit të humbur të Kryesisë së Parlamentit.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›