Babacan takon Topin: Ju mbështesim në NATO
TIRANE-Presidenti i Republikës, Bamir Topi takoi sot në Pallatin e Brigadave Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Babacan dhe delegacionin zyrtar që e shoqëron. Presidenti Topi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe falënderoi Turqinë për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme qw i ka dhwnw Shqipwrisw në proceset integruese në strukturat euro-atlantike. Kryetari i shtetit shqiptar vlerësoi vecanwrisht bashkëpunimin e ndihmesën e dhënë nga Turqia në fushën e mbrojtjes e tw shëndetësisë. Gjithashtu ai evidentoi rëndësinë e mbështetjes politike nga ana e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Presidenti Topi vlerësoi gjithashtu pozicionin e qartë të Turqisë për njohjen e menjëhershme të shtetit të ri të Kosovës. Nga ana e tij, Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Babacan, theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Shqipërinë në të gjitha fushat me interes reciprok dhe theksoi nevojën e rritjes së mëtejshme të investitorëve dhe pranisë së kompanive turke në vendin tonë.
Babacan vlerësoi marrëdhëniet e gjithanshme mes dy vendeve tona dhe vuri në dukje rolin moderator dhe të ekuilibruar të Shqipërisë si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon, nënvizoi mbështetjen e plotë të Turqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në Bashkimin Europian.
(s.g/BalkanWeb)