Nisin regjistrimet për masterat, kuotat për Universitetin e Tiranës
Studimet pasuniversitare
Në përfundim të studimeve, studentët paisen me diplomë të nivelit të dytë sipas degës ku ata kanë kryer studimet
Marsel LELA
TIRANë – Fakultetet e Universitetit të Tiranës kanë miratuar kuotat e reja për programet pasuniversitare, për studentët që dëshirojnë të kandidojnë për të përftuar një diplomë master të ciklit të dytë. Në mbledhjen e radhës të këshillit të Ministrave, e cila u mbajt dy javë më parë, u vendos hapja e e programeve të reja të ciklit të dytë, si dhe tarifat e studimit për disa nga fakultetet e Universitetit të Tiranës.
Përkatësisht, u vendos hapja në fakultetin e Infermierisë, të Universitetit të Tiranës, të programeve të studimit të ciklit të dytë në kët programe: Infermieri, Teknik laboratori, Fizioterapi, Teknik imazherie dhe Mami.
Në përfundim të këtyre studimeve, studentët paisen me diplomë të nivelit të dytë sipas degës në të cilën ata kanë kryer studimet.
Për sa i përket pikëve që i nevojiten një studenti për të kryer studimet në programet e ciklit të dytë, ato realizohen me 120 kredite me një kohëzgjatje normale prej dy vitesh akademike.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, këto programe studimi do ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
Gjithashtu, në mbledhjen e qeverisë u miratuan edhe kuotat përkatëse për secilin fakultet dhe program studimi, si dhe tarifat e studimit për këto programe.
Kuotat e pranimit në këto programe studimi me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010 do të jenë: 100 kuota për fakultetin e Infermierisë, 25 kuota për degën Teknik Laboratori, 25 kuota për degën Fizioterapi, 25 kuota për degën Teknik Imazherie dhe 25 kuota për degën Mami.
Kuota e pranimit në këto programe studimi, për ata studentë që i ndjekin këto programe si programe të dyta studimi do të jetë: 10 kuota për degën Infermieri, 3 kuota për degën eknik Laboratori dhe 3 kuota për degën Fizioterazpi.
Tarifa vjetore e shkollimit për studentët që do të regjistrohen në këto programe studimi, për vitin akademik 2009-2010, do të jetë: 100 mijë lekë për degën Infermieri, 100 mjë lekë për degën Teknik Laboratori, 100 mijë lekë për degën Fizioterapi, 100 mijë lekë për degën Teknik Imazherie, si dhe 100 mijë lekë për degën Mami.
Tarifa vjetore e shkollimit për studentët që i ndjekin këto programe si programe të dyta studimi, të ciklit të dytë, për vitin akademik 2009-2010, do të jetë: 200 mijë lekë për degë Infermieri, 200 mijë lekë për degën Teknik Laboratori, 200 mijë lekë Fizioterapi, 200 mijë lekë për degën Teknik Imazherie dhe 200 mijë lekë për degën Mami. Studentët që do të nisin studimet në këto programe studimi të ciklit të dytë, do t’i nënshtrohen vetëm një tarife vjetore shkollimi.
Ndërsa efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga buxheti i miratuar për Universitetin e Tiranës.
Kuotat e programeve të ciklit të dytë për Universitetin e Tiranës
1.Infermieri
2.Teknik laboratori
3.Fizioterapi
4.Teknik imazherie
5.Mami
Kuotat e pranimit
1.Infermieri - 100
2.Teknik laboratori - 25
3.Fizioterapi - 25
4.Teknik imazherie - 25
5.Mami - 25
Kuotat për studentët që i ndjekin këto programe si programe të dyta studimi
1.Infermieri - 10
2.Teknik laboratori - 3
3.Fizioterapi - 3
Tarifat e studimit
1.Infermieri - 100 000 lekë
2.Teknik laboratori - 100 000 lekë
3.Fizioterapi - 100 000 lekë
4.Teknik imazherie - 100 000 lekë
5.Mami - 100 000 lekë
Tarifat e studimit për studentët që i ndjekin këto programe si programe të dyta studimi
1.Infermieri - 200 000 lekë
2.Teknik laboratori - 200 000 lekë
3.Fizioterapi - 200 000 lekë
4.Teknik imazherie - 200 000 lekë
5.Mami - 200 000 lekë
Masterat e nivelit të dytë në Institutin e Studimeve Evropiane, të Universitetit të Tiranës
Degët dhe kuotat
1.Legjislacioni dhe institucionet evropiane - 30
2.Politika dhe qeverisja në Evropë - 30
3.Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Bashkimit Evropian – 30
Tarifat
1.Legjislacioni dhe institucionet evropiane – 100 000 lekë
2.Politika dhe qeverisja në Evropë – 100 000 lekë
3.Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Bashkimit Evropian – 100 000 lekë
Doktoraturat në Universitetin Politeknik të Tiranës
Fakulteti i Inxhinjerisë Mekanike
Profilet dhe kuotat
1.Inxhinjeri Mekanike - 14
2.Inxhinjeri Materiale - 14
Tarifat
1.Inxhinjeri Mekanike – 200 000 lekë
2.Inxhinjeri Materiale – 200 000 lekë