E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin regjistrimet për studentët e Preshevës

Të gjithë studentët që vijnë nga zona e Preshëvës dhe duan të nisin studimet e larta në një nga universitetet publike shqiptare, kanë afat deri më 5 nëntor që të regjistrohen pranë sekretarive përkatëse 

TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës se në zbatim të pikave 4 dhe 17 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1037, datë 02.07.2008 " Për Kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit ne Institucionet Publike te Arsimit të Lartë, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, për vitin akademik 2008-2009", duhet të regjistrohen, sipas Udhëzimit nr. 33, datë 08.09.2008 të MASH " Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë për vitin akademik 2008-2009", sipas fakultetit dhe programit të studimit përkatës, kandidatët e miratuar nga strukturat vendore te Luginës së Preshevës. Kandindatet duhet të regjistrohen deri në datën 5 nëntor 2008, nga ora 9:00 deri në orën 18:00 pranë sekretarive të fakulteteve.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›