E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria aktuale s’ka bërë asgjë për fshatin

Vazhdon turi i “Dialogut me Shqipërinë” në Malësi të Madhe.. Duke radhitur një sër problemesh kryesocialisti Rama është shprehur se asgjë nuk është bërë deri më tani, lidhur me gjendjen e fshatit e cila vazhdon të mbetet e njëjtë. 

MALESI E MADHE- Kryetari i Partisë Socialiste ka vazhduar të tjera takime në Malësi të Madhe, duke u ndalur në fshatin Klosh. Duke folur për problemet me tokën, çmimet e naftës, farërave, plehrat kimik si dhe tregun e prodhimit bujqësor Rama, tha se si socialistët ashtu edhe demokratët ndeshen me të njëjtat shqetësime. Rama është shprehur se asgjë nuk është bërë nga qeverisja aktuale ku gjendja e fshatit ka vazhduar të degradohet nga vitit në vit.
Bashkimi përtej kufijve politikë është i mundur u shpreh Rama, por nënvizoi se është koha për një politikë të re. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›