E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, do pushohen nga puna 100 infermiere

Fshesa e shkutimeve në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" do të prekë mbi 100 infermiere, të cilat duket se së shpjeti do të lënë vendin e punës. Kjo, pasi ata janë marrë në punë gjatë muajit gusht, nga ish-drejtori, Mati Pepa, i cili ishte i pezulluar në atë kohë. 

TIRANE-  Pikërisht për këtë arsye të gjitha kontratat e reja të punës të lidhura gjatë kësaj kohe do të rishikohen. Ndërkohë që mjekët e punësuar në këtë periudhë do të rishpërndahen sipas nevojave të shërbimeve. Kjo reformë e nisur në QSUT, është shpjeguar nga drejtuesit e saj me faktin se viti 2007 si dhe gjysma e 2008-ës është shoqëruar me emërime të shumta në QSUT, gjë e cila ka sjellë edhe një fryrje të saj. Kjo është më e dukshme në personelin infermieror, më të cilët është lidhur kontratë edhe duke tejkaluar strukturën. Drejtoesit e këtij spitali kanë deklaruar se do t'i rishikojnë një për një të gjithë emërimet e bëra gjatë kësaj periudhe. Por ndryshe do të procedohet me sanitaret, kategoria më pak e paguar, por më e nevojshme aktualisht në QSUT. Për drejtoreshën Gjeorgjina Kuli, vendimi për shkurtimin e 112 sanitareve nga ish-drejtori Mati Pepa ishte i nxituar. "Unë mendoj se vendimi për t'i pushuar nga puna sanitaret ishte i nxituar. Praktikisht ato që janë pezulluar do merren sërish në punë, me kontratë të përkohshme, dhe, deri në rishikimin final të strukturës do shihen vendet që mund t'u hapen", - ka deklaruar disa ditë më parë Gjeorgjina Kuli.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›