Nisin replikat mes Rusise dhe Perendimit per denimin e Khodorkovskit
Moske 28 dhjetor NOA - Ministria e Jashtme ruse e ka quajtur si te papranueshme perpjekjen e SHBA-ve per te ndikuar ne gjykimin e Mikhail Khodorkovskit. Ne nje deklarate ministria i refuzoi si te pabaza sugjerimet se procesi gjyqesor ishte nje shembull i drejtesise selektive.
Tashme i burgosur qe nga viti 2003 per mashtrime dhe evasion fiskal Khodorkovski dhe bashkepunetori i tij Platon Lebedev jane shpallur fajtore te henen se kane vjedhur nafte nga kompania e tyre ish-gjiganti i naftes Yukos dhe kane pastruar fonde prej miliarda dollare.
Ne reagimin ndaj verdiktit Shtepia e Bardhe tha se aplikimi selektiv i ligjit minon reputacionin e Rusise si nje shtet qe eshte i perkushtuar per thellimin e sundimit te ligjit.
Ministri i jashtem gjerman tha se menyra se si eshte zhvilluar procesi gjyqesor shenon nje hap prapa per rrugen e Rusise kah modernizimi.
Raportohet se gjykatesit Viktor Danilkin do ti duhen dite per ta lexuar verdiktin e plote 250 faqesh dhe te shpalle denimin.
Prokuroret po kerkojne edhe 6 vjet te tjera burg- qe do ti mbante te pandehurit ne burg deri ne vitin 2017.
NOA