E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somalezet zbarkojne ne ambasaden ne Rome

Me qindra somalezë janë strehuar në ambasadën e tyre në Romë. Nuk bëhet fjalë për një pushtim klasik por më tepër për okupim të një godine të braktisur. Në sallonin e ish ambasadës somaleze tani gjen një zjarr të madh ku emigrantët gatuajnë. Janë rreth 200 personat që streohen në ndërtesën katër katëshe. Në cdo dhomë qëndrojnë 10 ose më tepër vetë, pavarësisht nga xhamat e thyera të dritareve.

Dora e ligjit aty nuk ndihet edhe për faktin se ndonëse është braktisur pas rënies së qeverisë në Mogadishu në vitet '90 ajo mbetet ende pronë e qeverisë somaleze. Pjesa më e madhe e emigrantëve të strehuar aty kanë udhëtuar për muaj të tërë në përpjekje për të mbërritur në Itali ku kërkojnë azil. Një pjesë e mirë e të strehuarve në godinën e ambasadës kanë dokumenta të rregullta por përbalklen me pamundësinë për të gjetur një vend pune. Prej 19 vitesh tashmë në Somali mungon një qeveri efektive e për perëndimin vendi është kthyer në një strehë të sigurt për militantët islamikë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›