E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoret e sulmeve ne Nigeri videomesazh ne internet

Një faqe islamike interneti morri persiper sulmet e njëpasnjëshme në Nigeri gjatë ditës së Krishtlindjeve. "Kombe të botës dijeni se sulmet në Suldaniyya (Jos) e Borno në prag Krishtlindjesh janë ndërmarrë nga ne, Jama atu Ahlu Sunnah Lidda Awati Wal Jihad, nën komandën e Abu Muhammad", bëhej e ditur përmes një mesazhi audio ku gjithashtu premtohej se të tjera sulme do të ndërmerreshin në të ardhmen.

Shpërthimet në Nigeri zgjuan protesta e perleshje të dhunshme ndërmjet të krishterëve e muslimanëve. Bilanci i viktiomave është të paktën 32 të vdekur e 74 të plagosur rëndë. Gjatë shpërthimit më të fundit të dhunës iu vu flaka me dhjetëra ndërtesave ndërsa u angazhua ushtria për të rikthyer paqen në vend. Në fillim të 2010 përleshjet ndërfetare e etnike shkaktuan qindra të vdekur. Tensionet janë të thella ndërmjet grupeve indigjene kryesisht të krishtera dhe atyre të emigrantëve muslimanë nga veriu të cilët sipas të krishterëve kanë marrë kontrollin e zonave më pjellore të vendit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›