Nisin rregullime në QSUT, premtohet edhe më tepër
Spitali i ri i ndërtuar në Qendrën Spitalore Universitare, ka të bëjë me përfundimin e katër kateve të para me vlerë 21.4 milion dollarë, ndërsa e gjithë vlera e investimit për të është 53 milion euro, prej të cilave 20 milion do të përdoren për pajisjet bashkëkohore. Spitali i ri do të ofrojë disa shërbime duke filluar nga urgjenca deri tek operacionet më të komplikuara.
Ministrja e shëndetësisë Anila Godo u shpreh se: Kemi praktikisht në katin e nëndheshëm shërbimin, apo departamentin e madh të imazherisë që do të jetë, me pajisjet më moderne të imazherisë, bashkë me sterilizimin qendror, në katin e parë kemi urgjencën dhe nuk do të kemi më probleme të një ngushtësie në periudhë epidemish, në repartin e urgjencës. Do të jetë një shërbim urgjencë i ofruar me standarde. Kemi më pas shërbimin e reanimacionit, i cili gjithashtu do të jetë i një standardi të lartë dhe kemi gjithashtu shërbimin e kirurgjisë me 30 shtretër, shërbimin e dytë të traumatologjisë, që ofrohet në Qendrën e Tiranës, përveç shërbimit të traumatologjisë pranë Spitalit Ushtarak. Tashmë qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Evropës, janë në bisedime për marrëveshjen e fazës e dytë që do të jenë për të dy katet më lart, tek të cilët do të kemi 7 salla me teknologji të lartë operacioni, do të kemi repartin e hematologjisë.
Për pajisjen me aparatura të kateve të para pritet të nisë tenderi, i cili ka vlerën e 7.3 milion eurove, ndërsa mendohet se pacientët e parë do të jenë në fund të vitit 2009. Financimi prej 53 milion eurosh për ndërtimin e këtij spitali modern, është mundësuar nga qeveria shqiptare me 37% të financimit dhe Banka e Këshillit të Evropës me 63 për qind të financimit.