E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atmosferë festive në rrugën Durrës-Kukës-Morinë

Rruga Durrës-Kukës-Morinë në ceremoninë e përurimit të saj mblodhi artistë të shumtë, personalitete të shtetit shqiptar, përfaqësues të medias etj. Ceremonia e përurimit të njërit krah të autostradës Durrës-Kukës-Morinë, e cilësuar si vepra e shekullit që bashkon Shqipërinë me Kosovën, ka nisur dje me një koncert në hyrje të mbikalimit të parë të kësaj autostrade, pak kilometra larg urës së Fanit, në të djathtë të së cilës duket qyteti i Rrëshenit. Mes entuziazmit dhe interesimit të jashtëzakonshëm të disa mijëra qytetarëve, të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë kanë performuar këngëtarë të njohur, si Bojken Lako, Soni Malaj dhe grupi i dancit, i drejtuar nga Albi Nako, etj. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë dhe të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar, përfaqësues të medias shqiptare dhe asaj të huaj, OSBE-së dhe drejtues dhe punëtorë të firmës amerikano-turke Becthel- Enka, që kryen punimet në segmentin Rrëshen-Kalimash, një ndër më të vështirët, ku përfshihet dhe tuneli Thirrë-Kalimash.
     

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›