Nisin sot ne Londer Lojerat Paraolimpike
Ende nuk janë harruar madhështia dhe shkëlqimi i Olimpiadës së Londrës. Veçse, vetëm pak javë pas ceremonisë së mbylljes së “Londër 2012”, ja ku vjen dita për t’u hapur Lojrat e tjera, edhe ato të quajtura olimpike, që do të zhvillohen në të njëjtit impiantë si ato ku garuan Felps apo Bolt.
Bëhet fjalë për Lojrat Paraolimpike, pra sportet olimpike të atletëve me probleme fizike, paraplegjikëve. Edhe këto lojra do të jenë në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.
Të katër vendet që përbëjnë këtë shtet, pra Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, ndezën pishtarët e tyre olimpike, pishtarë që u ndezën në majat më të larta të secilit vend. Kjo ndodhi ndërsa drita e diellit nisi të përkëdhelte flakën olimpike që nuk shuhet kurrë në Malin e Olimpit në Greqi.
Të katër pishtrët britanikë u bashkuan në Londër, pranë stadiumit “Stouk Mandevil” dhe aty u ndez një flakë e vetme paraolimpike. Në 24 orët e fundit pishtarët përshkuan 148 kilometra itinerar për të arritur në destinacionin përfundimtar, një rrugëtim ku u përfshinë 580 njerëz të ndarë në 116 skuadra.
Stadiumi “Stouk Mandevil” është fare pranë spitalit me të njëjtin emër ku u zhvilluan garat e para sportive për invalidët në vitin 1948 dhe në të cilat morën pjesë njerëz të gjymtuar në Luftën e Dytë Botërore. Pikërisht në këtë spital, ishte një doktor neurolog gjerman, i quajtur Ludvig Gutman që futi sportin në procesin e shërimit dhe rehabilitimit të pacientëve të gjymtuar dhe kjo solli përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së të sëmurëve.
Lojrat e para Paraolimpike u zhvilluan 52 vjet më parë, në Romë, në mënyrë paralele me Olimpiadën verore të atij viti.