E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshihen lypesat ne Tirane

Fshihen lypsat në Tiranë. Nisma e ndërmarrë pak ditë më parë nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Punës e Çështjeve Sociale për të larguar nga rruga teë miturit, që lypin apo bëjnë punë të detyruar ka bërë që në kryqëzimet më të frekuentuara të kryeqytetit të mos i shohësh me këta fëmijë.

Ndërkohë që në të gjithë vendin njësitë bashkiake kanë evidentuar rreth 920 të mitur të ekspozuar ndaj fenomeneve të tilla.

Janë fëmijët që rriten në mënyrë të tillë, ata që sipas sociologëve në të ardhmen kthehen në kontigjent krimi.

Grupe të përbëra nga efektivë të policisë së shtetit dhe punonjës të shërbimit social shtetëror sipas urdhërit të përbashkët të firmosur pak ditë më parë nga ministri Noka dhe Ksera, do të mbikëqyrin situatën në terren në 24 orë dhe çdo fëmijë që gjendet në situatë emergjente do ta dërgojnë në qendra sociale.
Por Abc News mëson se këta grupe pune po hasin vështirësi në gjetjen e këtyre të miturve që deri pak ditë më parë gjendeshin në kryqëzimet e Tiranës, pasi ato janë fshehur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›