E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder vdes nga overdoza 47 vjecarja

Një 47 vjecare është gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen “Ahmet Haxhia” të Shkodrës. Rajmonda Erkoçeviç 47 vjeçe, e cila jetonte e vetme u raportua nga fqinjët e saj në polici, për shkak se kishte 48 orë pa dalë nga banesa. Kjo e fundit e gjeti pa jetë gruan dhe dyshimet e para nxjerrin për shkak vdekjen nga mbidoza e heroinës, pasi sipas dëshmive ajo ka qenë konsumuese e rregullt e lëndëve narkotike. Ajo ka jetur e vetme në këtë banesë dhe dyshimet nga fqinjët se ajo mund të ketë pësuar diçka kanë ardhur për shkak se kishin dijeni që gruaja ishte përdoruese e drogës. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor i policisë së Shkodrës, i cili po zbardh plotësisht rrethanat e e ngjarjes. Do jetë ekspertiza mjeko ligjore e cila do nxjerrë në dritë shkakun e vërtetë të vdekjes së 47 vjeçares.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›