E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teliti Rama eshte pergjegjes per listat

Pergjegjesia per listat e zgjedhesve te 8 majit i takon pushtetit lokal, pasi jane nenpunesit e gjendjeve civile prane njesive bashkiake,bashkive dhe komunave,hartuesit e tyre. Ishte ky reagimi i Drejtorit te Pergjithshem te Gjendjes Civile, Armand Teliti,i pyetur per saktesine e listave per zgjedhjet lokale te 8 majit.

“Listat e zgjedhësve nuk prodhohen në nivel qëndror, nuk update-ohen në nivel qëndror, ato korrigjohen në nivel lokal dhe përgjegjës për këtë janë punonjësit e gjendjes civile në zyrat lokale të njësive bashkiake dhe kryetarët e tyre. Në këtë kuadër zoti Rama si kryetar i bashkisë së Tiranës është përgjegjës për listat e Tiranës. Listat paraprake sipas ligjit mund të kërkohet në njësitë vendore dhe Drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile dhe mund tju siguroj që cdo parti që ka paraqitur pretendime për të pasur listën nga Drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile e ka marr atë në formatin elektronik të kërkuar”, tha Armand Teliti,drejtor i pergjithshme i Gjendjes civile

Teliti ne nje konference per shtyp, hodhi poshte pretendimet e perfaqesuesve te opozites, per parregullsi ne hartimin e listave te zgjedhjeve,ndersa konfirmoi se po shkojne drejt minimizimit ehde emrat e dubluar,ndersa kane ngrire ne sistem emrat te te gjithe shtetasve mbi 100 vjec. Listat paraprake te zgjedhesve per lokalet e 8 majit,do te vijojne te perditesohen deri ne afatine  fundit ligjor, 6 prillin.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›