E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimet per romet bashkia e Tiranes i jep fund projektit

Bashkia e Tiranës ka përfunduar projektin për ndërgjegjesimin e komunitetit rom, rreth rreziqeve që sjellin ndërhyrjet informale, pranë land fillit të Sharrës. E mbështetur dhe nga koperacione italiane, bashkia e Tiranës, ka intervistuar rreth 70 te rritur rome, dhe 30 fëmijë rreth jetesës së tyre, kushteve sociale dhe ekonomike.

Përfaqësuesit e bashkisë kane premtuar se të dhënat e mbledhura nga intervistat, do të shërbejnë si studime për të bërë publike rreziqet që sjell në shëndet dhe ambient kërkimi informal në mbeturina e Sharrës.  Në zonën e Sharrës banon një popullsi prej 100 familjesh, 25 prej të cilave janë familje rome.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›