E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompleksi parlamentar nis vleresimi per projektet

Në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur puna për vlerësimin e 12 projekteve të Kompleksit të Ri Parlamentar. Rezultati përfundimtar pritet të dalë ditën e enjte, ndërsa në Tiranë kanë mbërritur anëtarët e jurisë. Ata janë takuar të mërkurën me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë e cila i ka inkurajuar të zgjedhin projektin më të mirë dhe më të denjë për qytetarët shqiptarë.

Juria përbëhet nga 5 anëtarë dhe  kryesohet nga Johannes Ibelings, autoritet në fushën e kritikës së arkitekturës, historian arti dhe botues i shumë veprave në shkencën e arkitekturës. 

Albanian Screen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›