Vlorë, 4 persona në pranga, kapen me 3.5 kg canabis sativa

Në sajë të operacionit të koduar “Ekuinoksi” pas një pune hetimore disa javore nga ana e Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve kanë mundur të arrestojnë katër shtetas. Në pranga ka rënë Terens Dautaj, 22 vjec , lindur dhe banues në lagjen "Lirim" Vlorë, Miklovan Kaçaj, 20 vjec,lindur dhe banues në lagjen "15-Tetori" Vlorë, Adrian Liçaj, 43 vjec, lindur dhe banues në lagjen "Lirim" Vlorë, Andrea Cakalli, 44 vjec, lindur dhe banues në lagjen "Osman Haxhiu" Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin po trafikonin një sasi prej 3.5 kg lëndë narkotike e llojit "Canabis Sativa".
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3.5 kg bimë narkotike, dy automjete, një tip Ford Fokus me targa VL 8321 C dhe një Ford KA ngjyrë gri me targa të huaja dhe 4 aparate celularë.
Materialet proçeduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" .