E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, një grevë e përgjithshme paralizon vendin

ATHINE-Sindikatat greke zhvillojne sot një tjetër grevë të përgjithshme në vazhdim të protestave kundër masave të ashpra ekonomike. Sherbimi publik dhe ai i trasportit eshte nderprere ndersa fluturimet jane anuluar. Shkollat dhe spitalet jane mbyllur per 24 ore.
Qeveria Papandreu eshte shprehur se ndjen keqardhje per masat qe do te ndermarre por nuk mund te terhiqet nga vendimet. Aktualisht borxhi i Greqise eshte 12.7 perqind, kater here me shume nga sa e lejojne vendet anetare te zones Euro. Per te ulur borxhin, qeveria socialiste ka vendosur qe te marre masa per te kursyer, duke ngrire rrogat dhe pensionat si dhe rritur taksat. Rritja e TVSH-së do të hyjë në fuqi më 15 mars ndersa tregtaret Greke kane nisur qe tani te rrisin cmimet e produkteve te tyre. Qeveria shpalli masat shtesë me qëllim përmirësimin e situatës buxhetore dhe rritjen e të ardhurave, por analistët dhe ekspertët druhen se rezultati nuk do të jetë ai që pritet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›