Nismat e PS per hetim te zgjedhjeve vazhdon neser debati
TIRANE- Është mbyllur mbledhja e Komisionit parlamentar i Ligjeve ku u shqyrtuan dy nismat ligjore të PS-së që synojnë transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Të pranishëm në mbledhjen e Komisionit ishin të gjithë deputetët e opozitës anëtarë të Komisionit të Ligjeve. PS kishte caktuar Damian Gjiknurin si relator. Ai ka argumentuar përmbajten dhe nevojën e miratimit të dy nismave ligjore. Ne fillim të punimeve të komisionit Gjiknuri e cilësoi situatën politike në krizë të thellë, krizë e cila- sipas PS- ka ardhur për shkak të deformimit të vullnetit të zgjedhësve më 28 qershor.
Gjiknuri tha më tej se miratimi i prligjeve të PS i japin zgjidhje përfundimtare krizës dhe nuk synojnë ndryshime të rezultatit të zgjedhjeve dhe as nuk i bëjnë të pavlefshme ato. Pr/ligjet synojnë vetëm hetim dhe transparencë.
Ndërkohë deputetë të maxhorancës kanë mbrojtur qëndrimin e deritanishem se parlamenti nuk mund të hetojë cdo cështje që i takon prokurorise ti hetoje. Të enjten e 25 shkurtit, deputetët e Partisë Socialiste thyen bojkotin 6 mujor të parlamentit për të paraqitur 2 nisma ligjore të lidhura me hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, duke theksuar se opozita nuk do të heqë dorë nga kërkesa për hapjen e kutive të votimit.
Në njërën prej këtyre nismave socialistët kërkojnë të sanksionojnë me ligj hapjen e kutive të votimit, kur këto kërkohen nga shumica e anëtarëve të komisionit hetimor parlamentar.
Ndërkaq, nisma tjetër e paraqitur prej PS-së lidhet vetëm me zgjedhjet e 28 qershorit 2009. PS propozon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar të përbërë nga 15 anëtarë, ku shumica i takon partisë më të madhe të opozitës.
Si objekt të hetimit të këtij komisioni, PS propozon hetimin e akuzave dhe dyshimeve publike të ngritura nga partitë politike, si dhe vëzhguesit vendas e ndërkombëtarë për moszbatim të legjislacionit në lidhje me procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave në Vendet e Numerimit te votave. Ne rast se kuvendi anashkalon keto dy nisma ligjore PS ka parlajmeruar se do ti rikthehet protestave ne gjithe vendin deri ne rrezimin e qeverise.
(s.g/BalkanWeb)