E Shtunë, 31 Tetor 2026

KDL, Topi: Reforma ne drejtesi, kushtezon liberalizimin e vizave

TIRANE- "Sot jemi në një moment i cili nuk duhet të na involvoi në debate politike.Kjo është e ndaluar katergorikisht për gjyqtarët. Refoma në drejtësi është e rëndësishme, ndaj dhe une i bëj sërish apel politikës dhe legjislativit të shkojë përtej debatit të ditës e të shohë më larg. Të shohë intergrimin e vendit sepse proces i liberalizimit të vizave për Shqipërinë është i kondicionuar nga reforma në drejtësi.”- Ky është apeli që presidenti Bamir Topi ripërsëriti sot në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

KLD është mbledhur sot për të diskutuar mbi problematikat e gjyqësorit, pas analizës së veprimtarisë së gjykatave në të gjithë vendin për vitin 2009.

Gjatë analizës së punës së gjykatave në vend ka rezultuar se tre janë kërkesat kryesore për përmirësimin e punës: Rritja e pagës në mënyrë që gjyqtarët të mos kërkojnë ryshfete. Nevoja për më shumë siguri ndaj gjyqtarëve, jo vetëm gjatë punës por edhe në jetën e tyre private.Po kështu dhe plotësimi i kushteve për një infrastrukturë më të mirë. Gjyqtarët të mos marrin vendime në salla të vogla.

(vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›