E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Vizat varen nga reforma në drejtësi, politika të bashkëpunojë

Procesi i liberalizmit të vizave varet nga reforma në drejtësi, ndaj apeloj politikën shqiptare të shkojë përtej debatit politik dhe të miratojë një sërë ligjesh të rëndësishme.
Kjo ka qenë deklarata e kreut të shtetit, Bamir Topi në mbledhjen e KLD-së, mbi analizën një vjeçare të gjykatave. "
"është diskutuar për çështjet e Konferencës Gjyqësore, Gjykatës Administrative, nevojën për profilizimin e gjykatës së të miturve. Herë pas here është shprehur edhe shqetësimi për gjendjen e krijuar për shkak të disa impaseve që janë krijuar në çështjet e ligjshmërisë.
Bëj apel që politika , legjislativi të shkojë përtej debatit të politikës. Të shohë më larg , sepse integrimi i vendit, procesi i vizave është i kondicionuar në reformat në fushën e drejtësisë dhe jo një trajtmin mekanik sa i përket numrave", u shpreh kreu i shtetit.

Ai theksoi se " Jemi të orientuar për të përmenduar numrin 84 për disa ligje, por kjo kërkon vullnet, vullnet që duhet të shprehet".

Më tej Presidenti tha se institucioni i Presidencës nuk mund të mbetet peng i politikës. "Institucioni i Presidencës nuk mund të mbetet peng i politikës. Por i bëj apel partive politike që qendrimet politike janë eksluzivitet, por janë disa ligje të qenësishme për vendin që për shkak të asaj që trajton Kushtetuta kërkojnë bashkëpunim për të dalë nga situata, ku disa struktura të drejtësisë po e ndjejnë shumë", shtoi ai.

Sipas Topit, sistemi i drejtësisë, pavarësisht problemeve që ka realizon progres, por ka edhe probleme që duhet të pranohen e debatohen.

Topi theksoi se komunikimi me gjykatat është shumë i nevojshëm. Kreu i shtetit theksoi se cilësia në drejtësi mbetet prioritet. "Gjykatat duhet të shkëputen nga debatet e politikës. Për gjyqtarët politika është e ndaluar",shtoi Topi

Topi në fjalën e tij uroi të gjitha gratë me rastin e 8-marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Ndërkaq, nënkryetari i KLD-së, Kreshinik Spahiu se nuk ka uniformitet brenda sistemit të drejtësisë. Megjithatë ai vlerësoi se shpejtësia e gjykimit është rritur. Spahiu theksoi se se gjykatat janë gjithmonë në fokus të vëmendjes, dhe puna më e vështirë është puna me individin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›