PD propozon në Kuvend miratimin e një rezolute
07/03/2010 Procesi i liberalizimit të vizave
Partia Demokratike do të paraqesë në seancën e ardhshme një projektrezolutë, përmes së cilës e gjithë politika shqiptare i jep mbështetje procesit të liberalizimit të vizave. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, duke bërë publike këtë iniciativë, deklaroi dje se duke e konsideruar këtë proces si një aspiratë jetike në interesin e drejtpërdrejtë të çdo qytetari shqiptar, PD-ja vlerëson hapat e deritanishme të ndërmarra nga Qeveria dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore, në funksion të këtij qëllimi madhor. “Rezoluta ka për qëllim të inkurajojë ekzekutivin dhe çdo agjenci tjetër të lidhur drejtpërdrejt apo në mënyrë indirekte me procesin, duke ftuar njëkohësisht çdo aktor politik dhe shtetëror që të përfshihet me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë e veta në përmbushjen sa më të shpejtë të tij”, tha shefi i deputetëve demokratë. Kjo iniciativë e partisë më të madhe në mazhorancë, vjen në një kohë kur politika është përfshirë në një konflikt, në lidhje me transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Pavarësisht kësaj situate, Patozi tha se për grupin parlamentar të PD-së, liberalizimi i vizave nuk është thjesht një premtim i forcës politike që përfaqëson, por një objektiv i madh kombëtar, ndaj edhe ai ka nevojë për kontributin e gjithsecilit. “Duke pasur parasysh peshën e madhe që ka Kuvendi në hierarkinë institucionale të Republikës sonë, si dhe nisur nga fakti që koha është një element shumë i rëndësishëm për këtë proces, kjo rezolutë do të paraqitet për miratim në seancën më të afërt, pra të enjten e ardhshme”, deklaroi ai.