“Të mos pengohet liberalizimi vizave me Shqipërinë”
07/03/2010 Eurodeputetja Tanja Fajon
Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, ka kërkuar që situata e krijuar javët e fundit nga dyndjet e qytetarëve të Serbisë dhe Maqedonisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si rrjedhojë e heqjes së vizave, nuk duhet të pengojë procesin e liberalizimit me Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Reagimi i saj vjen si pasojë e reagime të zyrtarëve të vendeve anëtare të BE-së, të cilët janë shprehur të shqetësuar mbi këtë dyndje, që është pasuar me kërkesa të këtyre qytetarëve për azil. “Ne jemi në mes të përgatitjeve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë e Bosnjën. Nëse ka një pozicionin negativ, për shkak të shtimit të numrit të azilkërkueseve që vijnë në Belgjikë, vendet e BE-së do të jenë më shumë të shqetësuara, çka do të çonte në ngadalësimin e procedurave. Politikanët duhet të ndalojnë menjëherë fluksin e emigrantëve të rinj që kërkojnë strehim në vendet e Bashkimit Evropian. Prandaj ajo çfarë ka ndodhur me azilkërkuesit nga Maqedonia e Serbia, në asnjë mënyrë nuk duhet të dëmtojë liberalizimin e vizave këtë vit për Shqipërinë dhe Bosnjën”, ka theksuar Fajon. Në deklaratën e saj, eurodeputetja sllovene shprehet se qeveritë e Serbisë dhe Maqedonisë duhet të sqarojnë qytetarët e tyre në lidhje me atë që quhet liberalizim vizash. Ajo pohoi se lajmet e fundit për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia në Belgjikë dhe Gjermani kanë krijuar dilema dhe drojë nëse liberalizimi i vizave ishte një vendim i drejtë. Fajon tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin përgjegjësinë jo vetëm për të përmbushur kriteret, por dhe t’i dërgojnë njerëzve një mesazh të qartë rreth asaj se çfarë do të thotë realisht liberalizimi i vizave. Kjo kërkesë në mënyrë të veçantë iu drejtua politikanëve, të cilët, sipas Fajon, duhet të ndalojnë menjëherë fluksin e emigrantëve të rinj që kërkojnë strehim në vendet e BE-së.