Fundoset në det anija cisternë, 2 të vdekur, 1 i zhdukur
16/01/2012 Mësohet se shkak qe rënia e zjarrit, shpëtojnë 12 anëtarë të ekuipazhit. Mjeti pa ngarkesë
DURRËS- Digjet anija cisternë 6 milje larg bregut, vdesin 2 anëtarë të ekuipazhit, zhduket dhe një i tretë. Një anije me 15 persona në bord është përfshirë mesditën e djeshme me nga flakët e zjarrit, gjashtë milje larg bregdetit në Porto Romano, ndërsa mësohet se 2 prej anëtarëve të ekuipazhit kanë humbur jetën.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 pak milje larg bregut të detit, në ujërat territoriale shqiptare. Vetëm 20 minuta pas rënies së zjarrit, anija me emrin "Edirne" është fundosur tërësisht duke shkaktuar vdekjen e 2 anëtarëve të bordit dhe zhdukjen e një tjetri, i cili ishte dhe kapiteni i anijes.
Drejtori i Drejtorisë Detare, Gazmend Tahiri, konfirmoi se nga ekuipazhi kanë mbijetuar 12 persona, ndërsa 2 persona janë mbytur, kurse 1 tjetër rezulton i zhdukur. Trupat e gjetur pajetë kanë qenë në pjesën më të madhe të sipërfaqes së tyre të djegur.
Momentalisht i zhdukur është kapiteni i anijes cisternë. Dy motovedeta kërkimi dhe 1 helikopter së bashku me ekspertë të kërkimit detar ndodhen në vendgjarje dhe po kërkojnë për të zhdukurin.
Kapitaneria e Portit, Durrës bën të ditur se anija në fjalë kishte shkarkuar para 3 ditësh , 3 mijë e 500 ton benzinë në portin e hidrokarbureve në Porto Romano, ndërsa sot ishte nisur drejt Italisë.
Me tu njoftuar për zjarrin, skafet e policisë kufitare dhe anijet e marinës kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë mundur të evakuojnë 12 nga 15 anëtarët. Trupi i kapitenit dyshohet të jetë në anijen e fundosur, pasi mësohet se ai ka qenë i vetmi që nuk braktisi anijen dhe të hipte në varkat e shpëtimit. Mësohet se anija e përfshirë nga flakët mbante një flamur të Sierra Leones, ndërsa kapiteni i saj dyshohet se është një shtetas turk. Nuk dihet identiteti i personave të tjerë të ekuipazhit. Prefekti i Durrësit, Genci Alizoti, konfirmoi se në momentet e fundosjes anija ka qenë pa ngarkesë. Prefekti Alizoti konfirmoi se 12 personat e shpëtuar ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Kurse 2 trupat e gjetur të pajetë të marinarëve janë dërguar në morgun e qytetit të Durrësit.
Shkaqet e zjarrit
Nuk janë zbardhur tërësisht shkaqet e rënies së zjarrit në anijen “EDIRNE”, e cila u fundos krejtësisht në brigjet shqiptare. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të ketë qenë një pakujdesi nga ana e ekuipazhit. Nga të dhënat e para të të shpëtuarve të anijes cisternë mësohet se një marinar ka qenë duke punuar me saldatriçe. Por, të tjerë theksojnë se në anije po bëheshin punime. Drejtori i Drejtorise Detare, Gazmend Tahiri, theksoi se shkak mund të jetë një shkëndije elektrike nga punimet që po kryheshin në anije, porse dhe kjo mbetet për tu parë. Nuk përjashtohet edhe fakti se ndonjë shkëndije e saldatriçes mund të ketë shkaktuar zjarr në sasinë e gazrave apo karburantit të mbetur në anije, duke sjellë një zjarr të rrufeshëm që fundosi anijen brenda pak minutash. Para shpërthimit anija kishte shkarkuar të gjithë gazin e lëngshëm në destinacion, duke shmangur dëmet e mëdha që mund të shkaktonte shpërthimi i saj.
Të mbijetuarit tregojnë se janë dashur vetëm 20 minuta që anija të fundoset e gjitha, por fatmirësisht 12 persona që ndodheshin në bord kanë shpëtuar.
Policia
Disa orë pas mbytjes së anijes, Policia e Qarkut Durrës bëri të ditur se ka mbledhur dëshmitë që mund të zbardhin shkakun e djegies së anijes. “Nga dëshmitë e para të ekuipazhit shkak për zjarrin janë bërë punimet e pastrimit që po kryheshin në depozitën nr 3 të anijes. Në këtë depozitë po punonin 2 pastrues, për të verifikuar punimet kapiteni i anijes ka zbritur për të parë situatën, por në këtë moment ka ndodhur shpërthimi në depozitë që u pasua më pas me mbytjen e anijes. Në drejtim të saj u nisën shërbime të policisë së qarkut, në një kohë rekord, mundën të japin ndihmë 12 personave që u dërguan në spitalin rajonal të Durrësit.
Ekuipazhi
Firma që ka në pronësi anijen quhet “Gesan Saygi Denizcilik” me qendër në Turqi. Ekuipazhi i anijes cisternë përbëhej nga 4 azerbajxhanas, 6 gjeorgjiane, 2 femra ukrainase, si dhe 3 turq. Dhe kapiteni i anijes dyshohet të jetë turk. Anija lundronte nën flamurin e Sierra Leones. Nga të dhënat mësohet se anija cisternë ka mbërritur më 12 janar në Porto Romano në Durrës dhe pas shkarkimit të lëndës djegëse dhe pas përpunimit të saj, ajo ka dalë në radën e anijeve, për tu nisur drejt destinacionit Itali.