E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kushtet, pastaj ne Kuvend

Kryeqendra e Veriut, qyteti i Shkodres, ka vendi prites, diten e djeshme per dy kandidatet socialiste per postin e kryetarit, Edi Rama dhe Maqo Lakrori. I pari ka qene "sfidanti", Maqo Lakrori ai qe ka bere nje prezantim te platformes se tij, duke argumentuar shkaqet qe e kane shtyre te kandidoje dhe menyren se si mendon ta drejtoje PS ne rast se merr votat e duhura me 26 shtator. Njeheresh ai eshte shprehur se qellimi kryesor i tij eshte bashkimi i se majtes. Lakrori, teksa ka shpallur dhe qendrimin e tij ndaj zgjedhjeve, ne ndryshim nga Rama, nuk ishte per nje bojkot te prere te pjesemarrjes, por ai pohoi se duke marre parasysh qe votat mes pozites dhe opozites jane me nje diference shume te vogel, mund te arrihet, qe nje vendim i tille te merret me Referendum. Nga ana tij, kreu socialist ne detyre, Edi Rama, ka qene ne linjen e sqarimit te socialisteve ne lidhje me qendrimin ndaj zgjedhjeve te 28 qershorit, dhe vendimit te forumeve drejtuese te PS per bojkotimin e te gjitha institucioneve te dala nga zgjedhjet e manipuluara, sipas tij nga Berisha. Nderkohe qe Rama nuk eshte ndalur shume ne platformen e tij per zgjedhjen e kryetarit me 26 shtator. "Ne nuk kemi humbur se jemi percare nga LSI-ja, por nga manipulimi qe iu be procesit te zgjedhjeve me 28 qershor nga Sali Berisha. Politika e vjeter, sot ka marre pamjen me te degraduar dhe me te shperfytyruar te saj, ne formen e nje qeverie te lindur ne nje manipulim dhe korrupsion elektoral nga njera ana, me ne nje mashtrim te madh publik nga ana tjeter, duke bashkuar bashke Sali Berishen me Ilir Meten", ka qene deklarata e Rames. Ai eshte shprehur se kur ai thoshte se votat per Ilir Meten jane vota per Sali Berishen, Ilir Meta na u hiqte si i majte radikal, por ja qe kjo na u vertetua me se miri, ka pohuar Rama. "Ne do te bojkotojme Parlamentin, deri sa pozita e sotme te mbaje nje qendrim dhe t'u permbahet kushteve tona, te cilat i kemi bere publike", ka qene qendrimi i prere i Rames ne Shkoder. Njeheresh kreu socialist ne detyre, Rama duke iu pergjigjur pyetjeve te pjesemarresve nga salla, ka shprehur qendrimin e prere se "eshte kunder nje sistemi proporcional Kombetar. Nje sistem i tille do te favorizonte partite e vogla". Ndersa ne lidhje me pergjegjesite e komisionareve, te cilet kane lejuar vjedhjen e votes, ashtu sic deklaronte Rama, ky fundit eshte pergjigjur se pergjegjesia eshte vetem e hajdutit, qe ne rastin e 28 qershorit, eshte Sali Berisha dhe jo e atyre qe e lejuan nje gje te tille. Nderkohe qe Rama e ka mohuar mundesine e bojkotimit per nje kohe te sterzgjatur. Por njeheresh ka deklaruar, se bojkoti pa fund nuk sjell zgjedhjet e parakohshme, ato do vijne ne forma te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›