Nistelrooy rikthehet në Premierligë?

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 16:12
Ruud van Nistelrooy mund të rikthehet në Premierligë sezonin e ardhshëm. Sulmuesi holandez ka konfirmuar se do të largohet nga Hamburg në përfundim të këtij sezoni dhe ofertat për të nuk mungojnë.
Sipas mediave britanike, për ish sulmuesin e Real Madridit e Manchester Unitedit, interesim kanë shfaqur ekipet angleze, Sunderland e Stoke City.
Gjithashtu, ai kërkohet edhe në Gjermani, nga Schalke 04. Gjatë janarit, veterani holandez dëshironte të kthehej në Real Madrid, por një gjë të tillë nuk ia lejuan udhëheqësit e Hamburgut.