E Diel, 1 Nëntor 2026

Nivel rekord radioaktiviteti ne Fukushima

Një nivel rekord radioaktiviteti 258 herë më i lartë se kufiri i sigurisë. Ky është rezultati i analizave të bëra tek peshqit e kapur në afërsi të qendrës bërthamore të Fukushimës, e cila u dëmtua rëndë nga tsunami i 11 marsit 2011. “Arsyeja për të cilën është gjetur një nivel i tillë në këto peshq është se ata hanë dhe baltë kur ushqehen, shpjegon Shugo Uatabe i universitetit të shkencave. Është pikërisht ai momenti kur ata thithin dhe elementin radioaktiv. Peshkimi në det në prefekturën e Fukushimës është autorizuar në baza vullnetare, e përkufizuar vetëm për disa lloje peshqish. Organizatat ambientaliste i kanë kërkuar qeverisë që të rishikojë edhe njëherë këtë vendim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›