E Shtunë, 31 Tetor 2026

CNN fiton ndaj NBC do transmetoje intervistat e Obames dhe Romenit

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një eveniment politik që jep pasoja në të gjithë botën, dhe për këtë arsye në të gjithë botën këto zgjedhje kanë një mbulim televiziv shumë të kujdesshëm. Por lajmi i ditës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është fakti se rrjeti telviziv CNN ka marrë të drejtën për intervistat ekskluzive të presidentit amerikan Barak Obama dhe të kandidatit republikan për në Shtëpinë e Bardhë, Mit Romni, që do të përpiqet me çdo mënyrë për ta bërë të vështirë rizgjedhjen e Obamës si president i vendit. CNN ndër të tjera do të transmetojë dy dokumentarë pak orë para fillimit të konventave respektive atë të demokratëve dhe republikanëve. Për këtë të fundit, e cila është programuar në 27 gusht deri në 30 gusht, kohë gjatë së cilës Mit Romni do të marrë formalisht kandidaturën, CNN ka programuar dokumentarin” Rrëfimet e Romni: familja, besimi dhe rruga e pushtetit”. Ndërsa në 3 shtator në mbrëmje do të jetë radha e Obamës: njeriu, presidenti, me rastin e punimeve të hapjes së konventës në Sharlot, në Karolinën e Veriut, ku do të mblidhen demokratët për të vulosur kandidaturën e dytë të Barak Obamës për në shtëpinë e bardhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›