E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani Isac shtyn seancen per 11 shtatorin

Në fillim ishte incidenti teknik, tani është uragani. Ajo e Kalid Sheik Mohamed, një nga autorët e dyshuar për atentatet e 11 shtatorit, duket një seancë gjyqësore që nuk do të zhvillohet ndonjëherë. E shtyrë dhe më parë për shkak të një problemi teknik në linjat e komunikacionit që çojnë në Guantanamo, faza parapërgatitore e procesit ëshët pezulluar për shkak të stuhisë Isak, që është kthyer në një uragan dhe kërcënon përvec Kubës, edhe Floridën, Tamoan dhe konventën republikane ku pritet të marrin pjesë rreth 50 mijë persona. Situata e alarmit është vendosur në ishuj të ndryshëm të Karaibeve që ndodhen në trajektoren e mundshme të stuhisë, nga Martinika në Guadalupe deri në Porto Riko. Sipas qendrës amerikane për kontrollin e uraganeve, Isak mund të godasë Lindjen e Kubës të shtunën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›