E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegji ne pritje te vendimti per Breivik

Norvegjia është në pritje për vendimin e autorit të krimeve më të mëdha që kanë ndonjëherë në vend që nga Lufta e Dytë Botërore. Të premten gjykata e Oslos do të japë vendimin për Anders Behring Breivik. I destinuar për të qëndruar në burgun e Ila-s, do të jetë vendimi i gjykatës që do të thotë se në cilin krah të strukturës do të mbahet. “Jemi përballë tre skenarëve të mundshëm – shprehet një nga konsulentet e burgut të Ila-s – Breivik do të caktohet të ndjekë një regjim burgu të zakonshëm. Alternativa tjetër është që të përfundojë në një strukturë të vecantë të sigurisë së lartë. Por kemi paraqitur edhe mundësinë që ai të vendoset në pavionin psikiatrik”. Në burgun e Ila-s që ndodhet dhjetëra kilometra larg nga Oslo, janë realizuar këto muajt e fundit punime ristrukturimi për të përgatitur format e ndryshme të burgimit. Do të jenë gjykatësit që do të vendosin nëse ekstremisti I djathtë I masakrës në ishullin e Utoeja ku gjetën vdekjen 77 persona mes të cilëve dhe shumë adoleshentë, ëshët penalisht I përgjegjshëm apo jo për aktet e kryera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›