E Diel, 1 Nëntor 2026

Njazi Gashi zgjidhet drejtor i QKUK-së

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 16:23

Pediatri Njazi Gashi është emëruar për drejtor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka bërë të ditur për Kosovapress sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj.

Sekretari Tolaj tha se emërimi i tij është pranuar edhe nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka zgjedhur Ardita Barakun për kryeinspektore të Inspektoratit Shëndetësor.

MSH-ja ka shpallur tri herë brenda këtij viti konkursin për drejtor ekzekutiv të QKUK-së. Derisa herën e parë konkursi i shpallur nga gjysma e muajit prill, ishte anuluar me arsyetimin se për këtë pozitë do të duhej që kandidatët të kenë përvojë pune menaxheriale, konkursi i dytë i shpallur në fillim të korrikut është anuluar, pasi praktikisht kishin përfunduar të gjitha procedurat për zgjedhjen e kandidatit.

Ndërkohë, që në konkursin e tretë konkurruan për të parin e QKUK-së, Njazi Gashi, Irfan Daullxhiu, Hysen Hyseni, Ramë Miftari, Salih Krasniqi, Haxhi Avdyli, Bajram Koci, Mehmet Maxhuni, Fitim Selimi, Halim Ramadani, Ismet Hebibi, si dhe u.d. i deritashëm i drejtorit ekzekutiv Lulzim Emini.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›