Reali po përmirësohet

Mesfushori i Real Madridit, Leite Kaka beson se ekipi i tij po përmirësohet gradualisht në çdo ndeshje. Madrilenët e fituan të martën mbrëma ndeshjen me Ajaxin me rezultat bindës 3:0, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke shfaqur lojë të shkëlqyeshme.
Braziliani kontribuoi me gol në fitoren ndaj ekipit holandez në kuadër të Grupit D, ndërsa nga një gol e shtuan Cristiano Ronaldo e Karim Benzema. Kaka është i kënaqur me lojën e klubit spanjoll, të cilën shpreson ta shfaqin edhe kundër Espanyolit në fundjavë në La Liga.
“Gjërat po shkojnë mirë. Bëmë një lojë të mirë, po luajmë mirë si grup. Por, kjo nuk ndodhi vetëm në këtë lojë. Në ndeshjet e fundit jemi përmirësuar. Jemi në pozitë të mirë. Nëse e mposhtim Lyonin, do të jemi në rrugë të mirë për turnin tjetër, kështu që na nevojitet ta bëjmë një lojë tjetër të madhe si kjo. Ne e kaluam një javë jo të mirë për t’i shënuar dy fitore rresht, ndërsa tash presim të luajmë me të njëjtin ritëm ndaj Espanyolit”, deklaroi braziliani për televizionit TVE.
29 vjeçari duket se e ka kaluar problemin fizik, i cili e përshkoi në dy vitet e fundit, për ta rikthyer formën më të mirë në Santiago Bernabeu.
“Po e shijoj prapë futbollin. Fizikisht ndihem mirë, por kthehem në formën më të mirë pak nga pak. Ishte një ndeshje e mirë për mua personalisht. Dëshiroj të triumfoj me këtë ekip”, vazhdoi ish futbollisti i Milanit.