KS diskuton për Kosovën

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 19:59
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet të mërkurën mbrëma me dyer të mbyllura për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.
Takimi do të fillojë në ora 21.00, me kërkesë të Rusisë, pas zhvillimeve të fundit në veri, ku serbët sulmuan forcat e KFOR-it.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen që të ndriçohet incidenti i djeshëm në Jarinje.
Ndërkohë, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i paraparë për sot, serish është anuluar, për çka ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper fajësoi palën serbe, e cila nuk është e gatshme të vazhdojë bisedimet.