Lirohen 13 shoferët serbë
Shoferëve të firmës “Eurokop” nga Rashka gjykata e Vushtrrisë të mërkurën i ka liruar nga paraburgimi dhe iu ka caktuar masën e dëbimit nga Kosova. Kjo është bërë e ditur nga avokati i njërit prej të arrestuarve, transmeton e përditshmja serbe “Blic”.
Gjykata përfundoi gjykimin e 13 shoferëve, të cilët ishin privuar nga liria në terminalin doganor në Mitrovicë para një jave. Ata u shpallën fajtorë për veprën penale kalim i paautorizuar i kufirit shtetëror të Kosovës.
Gjykata iu shqiptoi dënime individuale në të holla në shumë prej 250 euro secilit.
Ndërkaq, sa u përket kamionëve, avokati në fjalë theksoi se kjo çështje është e ndarë nga ndjekja penale e shoferëve, dhe se ajo do të jetë objekt ose i procedurës doganore ose i ndonjë vepre tjetër të mundshme të procedurës penale.