Tentoi të vrasë gruan 10 vjet burg, shqiptari del e rinis përndjekjen
VERCELLI – Plot 10 vjet burg se tentoi të vrasë gruan, por edhe pas kaq vitesh edhe pasi del nga hekurat nis ta përndjekë dhe ta kërcënojë.
Ngjarja zhvillohet në Vercelli të Italisë dhe protagonist është një shqiptar 60 vjecar, citon agjencia e lajmeve ANSA. Ai u arrestua sot nga policia e këtij rajoni për përndjekje dhe kërcënime veper penale e denuar nga ligji Stalking.
Historia e dhunës dhe e frikës nisi dhjetë vite më parë kur shqiptari që jetonte si emigrant në Itali rrihte dhe dhunonte gruan dhe jo vetëm, por dhe dy vajzat e tij. Burri madje tentoi ta vriste gruan dhe në atë kohë policia e arrestoi dhe më pas burgosi me 10 vjet burg duke e gjetur fajtor për këtë vepër penale.
Protagonisti i kësaj kreu pothuajse të gjithë burgun në Itali dhe vetëm 8 muajt e fudnit të dënimit u ekstradua në Shqipëri ku vuajti dënimin e mbetur. Por duket se pasi është liruar shqiptari 60 vjecar ilegalisht ka mbërritur sërish në Itali dhe ka nisur nga kërcënimet.
Ka qënë gruaja e tij që e denoncoi në policinë e Vercellit bashkëshortin që e kërcënonte me telefon celular. Agjentët e policisë gjurmuan dhe zbuluan se telefonata ishte kryer nga Bergamo, dhe nuk ishin gënjyer. Me ndihmën e kolegëve në Bergamo ata arrestuan shqiptarin që aktualisht ndodhet në burg në Vercelli.
(d.b/BalkanWeb)