E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një “Facebook” për myslimanët

Një rrjet social, shumë i ngjashëm me atë të Facebook i dedikuar vetëm për myslimanët do të aktivizohet, sipas asaj çka bëhet e ditur nga webmanagercenter.com, në fillim të vitit 2012.

SalamWorld.com i krijuar nga një grup biznesmenësh myslimanë, sipas zëvendëspresidentit rus, Akhmed Azimov, do të ketë si objektiv promovimin e njohjeve të vlerave myslimane të Islamit.

Raportohet se Facebook-u i ri do të ketë për qëllim t'u përgjigjet çështjeve të shumta familjare dhe do të mbështesë mësimdhënien online.

Ai do t'u tregojë përdoruesve të tij xhamitë apo dhe “dyqanin hallall” më të afërt që mund të gjejnë.

Për promovuesit, ky rrjet social do të ketë 50 milionë përdorues brenda 3 viteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›