Londer denohen pjesemarresit ne trazira
Jo vetëm dislokimi i forcave të shumta të policisë, e jo vetëm njerzit e thjeshtë që zbritën nëpër rrugët kryesore në mbrotje të dyqaneve, automjeteve e pronës private, por edhe shiu rebesh ndali zhvillimin e një tjetër nate vandalizmi në Britaninë e Madhe.
Në Londër, Mançester, Birmingam e Liverpul, rreshjet kanë qenë intensive e kanë penguar një tjetër natë të mbushur me plaçkitje, dhunë e zjarrvënie.
Ndërkohë gjykatat kanë punuar gjatë gjithë natës për gjykimin e të rinjve të arrestuar. Të parët që janë dënuar janë dy burra nga Mançester që do të kalojnë respektivisht 10 e 16 javë burg.
Në zonën metropolitane të Londrës, ku qetësia ka mbizotëruar për të dytën natë rresht 888 të arrestuarit dhe 371 personat e inkriminuar. Në rajonin e Uest Midlends të arrestuarit janë mbi 300, e mbi 100 të tjerë në Mançester e Salford.
Një 20 vjeçare është inkriminuar pas një ftese përmes Facebookut për organizimin e një revolte në rrugë në Ueikfild. Policia e Uest Jorkshair deklaroi se vajza do të dalë para gjykatës më 24 gusht, ndërsa do të qëndrojë në burg Liam Allan, një 18 vjeçar i arrestuar në Dandi, në Skoci, me një akuzë analoge
Në Birmingam, kryeministri David Cameron, i shprehu ngushëllimet e tij, të afërmëve të tre viktimave dhe foli për një goditje të ashpër të policisë. Aty tre emigrantë humbën jetën të shtypur nga një makinë. një seancë të jashtëzakonshme zhvillimet e ditëve të fundit komentohen dhe në Dhomën e Komunëve.
Delina Bitraku